Kurti "sfidon" Kushtetuesen: Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditësh nëse s'konstituohet Kuvendi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti “sfidon” Kushtetuesen: Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas 30 ditësh nëse s’konstituohet Kuvendi

    Insajderi
    21 July 2025 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me atë se çfarë pritet të ndodhë pasi që të skadojnë 30 ditët e dhëna nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Kurti ka thënë se pas 30 ditësh nuk dihet se çfarë do të ndodhë, duke thënë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike nuk është gjykata por tryezat e partive, shkruan Insajderi.

    Kushtetuese nuk ka thënë se çfarë ndodh pas këtyre 30 ditëve. Ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë për mosmarrëveshjet politike të grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryeza e partive. Ne nuk u morëm vesh dhe tash nuk e di se çfarë po ndodh pas 30 ditëve dhe nuk kemi marrë asnjë indikacion që ndokush prej atyre që tha i keni 30 ditë e di se çfarë do të ndodhë në ditën e 31-të. Ndërkohë, ne duhet të qeverisim se i kemi kompetencat e kufizuara, por punët i kemi të shumta“, deklaroi ai.

    Po punojmë vazhdimisht me të gjithë ministrat në detyrë, por paralelisht me këtë po i japim shansin këtyer bisedimeve me Nismën Socialdemokrate për të arritur numrin 61“, shtoi tutje Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark