×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shfrytëzon mbledhjen e Qeverisë për fushatë, i drejtohet me fjalë ledhatuese diasporës

    Insajderi
    18 December 2024 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar të deklarohet për çështjen e intervistimit nga Prokuroria Speciale në mbledhjen e Qeverisë, siç bën zakonisht për tema të ndryshme. Ai ka vendosur që në mbledhjen e ekzekutivit të bëjë fushatë.

    Kurti me fjalë ledhatuese ka përmendur ato të cilat ai i cilëson të arritura të Qeverisë përgjatë mandatit të tij në drejtim të lehtësimit të procesit të votimit për diasporën, shkruan Insajderi.

    Kanë mbetur vetëm 8 ditë në përmbylljen e afatit për regjistrim për votim jashtë vendit. Vota e tyre kanë qenë përcaktuese për përbërjen e kësaj qeverie, siç ka qenë kontributi i tyre ndër vite. Me qeverinë tonë, për herë të parë mërgata jonë do të ketë mudësi që të votojë në ambasada dhe konsullata në shtetet ku jetojnë bashkatdhetarët. Kjo është bërë e mundur sepse e kemi ndryshuar ligjin, siç edhe u patëm premtuar”, deklaroi shefi i Qeverisë.

    Kur ju bëheni hisedarë në proceset politike në vend, rritet edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia e tyre ndaj jush. Rritjet vëmendja ndaj nevojave dhe kërkesave ndaj bashkatdhetarëve, hapësirës për përfshirjes në vendimmarrje dhe mundësinë për të investuar në vendin tuaj të origjinës”, tha tutje ai.

    Gazeta Insajderi ka raportuar për kërkesat absurde të ministres së saj, Donika Gërvalla, në drejtim të KQZ’së për çështjen e votimit nëpër konsullata. Në një nga to, ishte edhe kërkesa që një xhami të shndërrohej në qendër votimi, që shkel në mënyrë flagrante ligjin. /Insajderi.org/

    Raportimet e Insajderit:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark