×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shikon ndeshjen me Gërvallën, Kusari-Lila e zënë me sqarime për ‘Brate’ Simiqin

    Insajderi
    15 October 2024 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Donika Gërvallën e Faton Pecin shkoi për ta parë ndeshjen Kosovë-Qipro në stadium. Gjatë kohës sa Kurti po argëtohej me përformancën e lartë të ‘Dardanëve’, shefja e grupit parlamentar të tij, Mimoza Kusari, në studio televizive ofronte sqarime të sikletshme për termin referues ‘brate’ drejtuar ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Nëntë gola, nëntë pikë në tre ndeshjet e fundit. Formë jashtëzakonisht e mirë e ekipit tonë, që sonte luajti me plot vetëbesim teksa na mbushi plot besim për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë“, thuhet ndër të tjera në postimin e Kurtit, ku uron fitoren e Kombëtares së Kosovës, shkruan Insajderi.

    Në fotografitë bashkëngjitur, Kurti shihet se ka marrë dy nga ministrat prej kabinetit të tij qeveritar. Gjatë kohës sa ai po e përcillte ndeshjen, Kusari-Lila sqarohej për bisedat me Simiqin. Ajo konfirmoi se kishte biseduar me të, por asaj i pengonte se pse termi ‘brate’ iu ishte përkthyer si “vëlla” e jo si “mik”.

    Për të gjithë që e flasin gjuhën serbo-malazeze e dinë kuptimin e fjalës ‘brate’ që nuk do të thotë e ‘vëllait’ në veçanti, por do të thotë fjalë e mikut. Është sinonim i bisedës të lirë, në kuptimin e tillë. Sikurse të ishte ‘vëlla’ siç po mundohet të aludohet, ai bashkëpunim do të kishte me vazhdu. Publikimi i vitit të kaluar nuk e ka ndërprerë bashkëpunimin, bashkëpunimi ka qenë i ndërprerë“, deklaroi Kusari sot në KTV.

    Kryeministri dhe ndjekësit e tij vazhdojnë ta quajnë “luftë hibride” publikimin e përgjimeve dhe bisedave të Kusari-Lilës me Slavko Simiq dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark