Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediat italiane është deklaruar për marrëdhëniet me Italinë.
Ai është shprehur se fillimisht ka qenë skeptik me zgjedhjen e Giorgia Melonit si kryeministre.
Por që, sipas tij, që prej momentit kur kjo e fundit është vendosur në krye të qeverisë së Italisë ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët ndërkombëtarë si dhe mbështetja ndaj Ukrainës ka qenë e palëkundur.
“Duhet të jem i sinqertë. Në të kaluarën e konsideroja Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarën e saj të djathtë, me fashizmin. Që kur u bë kryeministre kam vënë re marrëdhëniet e saj të shkëlqyera me Bidenin dhe SHBA-në, mbështetjen e palëkundur për Ukrainën. Jo kështu për Salvinin që ka marrëdhënie me Putinin”, ka thënë Kurti.