Kurti shkruan për kalimin e Edon Zhegrovës tek Juventusi: Lojtari më i ri i "Zonjës së Vjetër" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Insporti

    Kurti shkruan për kalimin e Edon Zhegrovës tek Juventusi: Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”

    Insajderi
    02 September 2025 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në deryrë, Albin Kurti, ka thënë se ia ka uruar kalimin tek Juventus sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova.

    Kurti me anë të një postimi të shpërndarë në ‘Instagram’ e ka quajtur si lajmin më të rëndësishëm të javës kalimin e Zhegrovës tek bardhezinjtë italianë, shkruan Insajderi.

    Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni.

    Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të.Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndet, fat e shumë suksese!“, ka shkruar Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark