Kurti shmang gazetarët përsëri, fëmijët brohorasin emrin e Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shmang gazetarët përsëri, fëmijët brohorasin emrin e Thaçit

    Insajderi
    02 May 2025 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në fshatin Studime të Vushtrrisë, me rastin e 26-vjetorit të masakrës së kryer nga forcat serbe.

    Edhe kësaj radhe, Kurti nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet e gazetarëve, të cilat kishin të bënin me procesin ende të bllokuar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të fundit, shkruan Insajderi.

    Pas përfundimit të akademisë, në ambientet përreth u dëgjuan brohoritje të fëmijëve që thërrisnin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Më pas, edhe disa pjesëmarrës të tjerë brohoritën emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark