×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

    Insajderi
    28 January 2022 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkuren rendi i erdhi të rahatohet në një pozitë publike, donatorit të partisë në pushtet Lëvzjes Vetëvenedosje. Fadil Bejta që vitin e kaluar dha donacion 1050 euro për Vetëvendosjen, për tri vite resht do të jetë kryesues në bordin e Postës.

    Kabineti Qeveritar i drejtuar nga Albin Kurti, të mërkurën emëruan Fadil Bejtën, kryesues të bordit të Postës së Kosovës.

    Bejta është donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet. Ai figuron në listën e donacioneve për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021.

    Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.

    Angazhimi i Bejtës në donatcionet për VV-në, në listën e donacioneve për VV-në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.

    Përvec Bejtës në bordin e ndërmarrjes Publike, Kurti ka emëruar edhe Safie Beseni, anëtare; Hyrmete Mydyti, anëtare; Sebahate Krasniqi, anëtare; Visar Nura, anëtar dhe Gëzim Paci, anëtar.

    Si për ironi kryeministri Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se Thesari paraprakisht ka verifikuar disa kritere, ndër tjerash, nëse ndonjëri prej kandidatëve për drejtor ka qenë më herët pjesë e ndonjë partie politike.

    “Besojmë që kjo përbërje është e plotë si për nga fusha profesionale, por edhe për nga përfaqësimi gjinor”, tha Kurti.

    Por nuk përmendi në asnjë moment se pikërisht kryesuesi Fadil Bejta është financues i partisë së tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark