Të dielën pasdite ka ndërruar jetë ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, shkruan Insajderi.
A ka shkruar se ndihet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi.
“Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Kurti.