Kurti shprehet i gatshëm për zgjedhje të reja në Veri: Ndërrimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti shprehet i gatshëm për zgjedhje të reja në Veri: Ndërrimi i pushtetit nuk bëhet me dhunë

    Insajderi
    05 July 2023 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se në takimin e djeshëm me Përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak kanë diskutuar dy tema, për de-esaklim dhe normalizim.

    Madje takimin ai e quajti pozitiv, duke bërë të ditur se u ka shprehur gatishmëri, emisarëve ndërkombëtarë evropianë, për zgjedhje të parakohshme në veri.

    Kurti, ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ku ka thënë se duhet të ketë zbatim të marrëveshjes, e krejt kjo sipas tij mund të arrihet duke mos i braktisur vlerat evropiane.

    “Në takimin e djeshëm që kemi pasur kemi diskutkuar për të dy temat edhe për de-esakilim edhe normalizim. Sa i përket de-eskalimi i kam siguruar se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. I kam siguruar se policët e Kosovës që janë në ndërtesa të Komunave nuk janë duke zhvilluar operacione. Sepsw komunikatën që e pat lëshuar Borelli, thoshte se ka operacione. Sipas kërkesë së tyre kam shprehur gatishmërinë tonë për zgjedhjet e parrokshme në veri”.

    “Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë por vetëm me zgjedhje të jashtëzakonshëm. Ligji për vetëqeverisje lokale e përcakton me peticion. Me këtë rast institucionet do t’i respektojnë. Kemi nevojë për zbatim të marrëveshjes dhe për këtë kemi marrëveshje. Takimi i djeshëm për bindjen time ka qenë pozitiv, më atë bindje ka dal edhe Lajçak, do të këtë takim edhe me zëvendësin tim. Çka ka kontribuar shumë në de-eskalim është ndarja që e kemi bërë nga bandat me serbet”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark