
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk do t’iu kërkojë dorëheqjen katër kryetarëve të komunave në veri të vendit.
Ai tha se zgjidhja për zgjedhjet e parakohshme në veri mund të jetë përmes peticionit, por gjithmonë në kuadër të ligjeve të vendit.
Tutje, Kurti tha se s’ka të drejtë ligjore dhe institucionale, por as nga pikëpamjet e tij politike dhe etike t’iu kërkojë dorëheqjen kryetarëve të veriut.
Ai u shpreh kritik edhe ndaj Prokurorisë së Shtetit, për çka tha se është i pakuptimtë pasiviteti i tyre për arrestimin e kriminelëve në veri.
Ndërkaq, tha se masat e aleatëve ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri nuk janë fer dhe proporcionale.
Kurti në konferencë paraqiti edhe pesë kërkesat që ia ka bërë bashkësisë ndërkombëtare për deeskalimin e situatës në veri.