Kurti s’ka puls, ne dalim partia e parë më 9 shkurt- intervistë me Fadil Aliun, 50-shin e LDK-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kurti s’ka puls, ne dalim partia e parë më 9 shkurt- intervistë me Fadil Aliun, 50-shin e LDK-së

    Insajderi
    21 January 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fadil Aliu, që në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mban numrin 50 ka dhënë një intervistë për Gazetën Insajderi.

    Ai në këtë intervistë ka treguar në detaje se çka përmban programi i kësaj partie, dhe si do të realizohen premtimet e dhëna nga ta.

    Ai thotë se këtë plan program kanë filluar ta punojnë qe një kohë të gjatë dhe është kontribut i afro 300 ekspertëve që LDK-ja ka angazhuar në hartim.

    Sipas tij, parë nga numri i madh i njerëzve në fushatat e LDK-së, kjo parti pashmangshëm del partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, dhe atë me përqindje larg nga partia e dytë, derisa për partinë në pushtet aktualisht, e sheh veç si Qeveria në Ikje.

    Si shumë kandidatë të kësaj partie, ai refuzon të komentoi mbi gjuhën që Kryeministri aktual, Albin Kurti ka përdorur kundër opozitës, por ironizon me të duke thënë që “Kurti po shihet që s’po ka puls”.

    Edhe pse nuk përmend shifra të sondazheve, ai thotë që e di me siguri që Lumir Abdixhiku do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

    Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për kontributin që në vitet e 90-ta ka dhënë familja Hertica, prej të cilës vije ai dhe se si kjo do të kontribuoi edhe në vet kandidaturën e tij, pasi që e sheh vetën si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

    Shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark