Kryeministri, Albin Kurti në një paraqitje për media, ka thënë sot se SHBA është e përkushtuar dhe e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi.
“SHBA-të sidomos ambasadori Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i anagazhuar. Roli i tij është kreativ pozitiv e konstruktiv. Ai po i bën përpjekjet maksimale, SHBA është në kontakt me Brukselin”, ka deklaruar Kurti, përcjell Insajderi.
I pyetur nëse ka kontaktuar me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell pas takimit në Bruksel, Kurti ka theksuar se nuk është dëgjuar me të.
“Që prej përfundimit të takimit nuk kam kontaktuar më me Borrell i cili me keqardhje e ritheksoj se braktisi porpozimin franko-gjerman, duke thënë ta kemi një dakordim për targat”, ka thënë kryeministri. /Insajderi