Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot feston ditëlindjen.
Sipas biografisë së tij, Kurti ka lindur më 24 mars 1975. Pra, kryeministri sot shënon ditëlindjen e tij të 49-ë.
“Albin Kurti është kryetari i subjektit më të madh politik në vend, Lëvizja VETËVENDOSJE!, si dhe kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë”, thuhet në biografi.