Kurti s’po e arrin 61'shin – Memli Krasniqi del me zgjidhje: 19 vota të LDK-së, unë i bëj tjerat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti s’po e arrin 61’shin – Memli Krasniqi del me zgjidhje: 19 vota të LDK-së, unë i bëj tjerat

    Insajderi
    13 June 2025 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, deklaroi sot se formimi i shumicës parlamentare që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shumë i thjeshtë. Sipas tij duhen vetëm 19 votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për votat e tjera, kujdeset ai vetë.

    “Matematika është shumë e thjeshtë, vetëm 19 vota të LDK-së unë i bëj tjerat dhe bëhemi 61. Matematikën e dini edhe ju, edhe unë, edhe secili, këtu ka deputetë të Kosovës, pa Listën Serbe, që partitë e ish-opozitës e bëjnë 61-shin”, tha Krasniqi, pas dështimit të 31-të radhazi për të konstituuar Kuvendin.

    Sipas Krasniqit, përgjegjësia që Kuvendi të dalë nga bllokada që ka paralizuar procesin institucional qëndron te deputetët e LDK-së.

    “Jemi të gatshëm që me 19 votat e LDK-së të formojmë shumicën. Kosova ka nevojë për stabilitet, që institucionet të funksionojnë dhe vendimmarrja të kthehet në normalitet”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark