Ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nuk dëshirojnë të ballafaqohen me Policinë për të hyrë në Kuvend.
“Krejt çfarë do të mund të bënim ne është t’i hedhim gaz lotsjellës policisë, gjë të cilën nuk do të donim ta bënim. Për këtë arsye kemi marr vendim që të përgatitemi për seancën e radhës, ku nuk do të jemi të përjashtuar, seancë e cila me gjasë do të provojë të zgjedh presidentin e Kosovës”, ka thënë ai.