Kurti, studentëve të Manheim-it: Marrëveshja Bazë avancim drejt njohjes së ndërsjellë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti, studentëve të Manheim-it: Marrëveshja Bazë avancim drejt njohjes së ndërsjellë

    Insajderi
    12 March 2023 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përmes një videomesazhi në gjuhën angleze (të papërkthyer në gjuhën shqipe) adresuar studentëve të Manheim-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, ku atyre u tha se ishte në gjendje ta nënshkruante Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian pë normalizim të marrëdhënieve qysh më 27 shkurt në Bruksel, shkruan Insajderi.

    Marrëveshja Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se përbën një avancim drejt njohje së ndërsjellë, njohje kjo e cila sjell normalizimin e plotë të marrëdhënieve, beson ai.

    “Qeveria ime është e zotuar të jetë partner konstruktiv në dialogun e vazhdueshëm me Serbinë. Në takimin trepalësh në Bruksel më 27 shtator, unë ofrova nënshkrimin tim për marrëveshjen në emër të Kosovës. Fatkeqësisht Presidenti i Serbisë refuzoi. Këtë refuzim ai e bëri publik pas daljes nga takimi. Javën tjetër në sërish do të takohemi në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe unë shpresoj që refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar propozimin në Bruksel nuk nënkupton edhe atë që Serbia nuk pajtohet edhe me përmbajtjen [e propozimit]”.

    “Çdo ditë ne e dëshmojmë kreativitetin dhe konstruktivitetin. Ne besojmë se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. Ne besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve e kërkon një njohje të tillë si pika qendrore e marrëveshjes, si dhe respektimi i të drejtave të pakicave në të dy vendet. Siguria dhe paqja në rajon dhe në tërë Evropën është më se e nevojshme. Ne jemi të aftë të bëjmë përparim dhe pavarësisht sfidave dhe pengesave, përkushtimi ynë mbetet i njëjti”, ka thënë ai në video mesazh./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark