Kryeministri Albin Kurti teksa iu është referuar gjetjeve të Policisë së Kosovës, që u prezantuan dje në një konferencë, ka thënë se plani i sulmit terrorist ishte aneksimi i veriut të Kosovës.
Kurti një gjë të tillë e ka thënë përmes platformës ‘X’, duke shtuar se Serbia përmes një sulmi në 37 pozicione, synonte krijimin e një korridori në Serbi për furnizim me armë dhe trupa, shkruan Gazeta Insajderi.
“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të ndryshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Ditën e djeshme, shefi i Qeverisë ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë nga grupi terrorist serb ishte i koordinuar me shtetin serb.
Ai ka publikuar edhe pamje të stërvitjeve të grupit terrorist serb në dy baza ushtarake të ushtrisë serbe. /Insajderi.org/
Based on confiscated documentation, @Kosovo_Police have confirmed that the terrorist attack was part of a larger plan to annex the north of Kosova via a coordinated attack on 37 distinct positions. Establishing a corridor to Serbia would follow, to enable supply of arms & troops.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 2, 2023