Kurti takim me Kryekuvendarin austriak : Marrëveshja e Ohrit të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takim me Kryekuvendarin austriak : Marrëveshja e Ohrit të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime

    Insajderi
    08 May 2023 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën që u mbajt për herë të parë konferenca ”Vienna Economic Talks”, në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Wolfgang Sobotkan, në vizitën e tij të parë zyrtare si Kryetar të Kuvendit të Republikës së Austrisë.

    Ai tha se sot ishte një ditë e veçantë për të meqë në mëngjes mirëpriti Forumin Ekonomik të Vjenës, kurse orët zyrtare të punës, po i përmbyll me takimin me Kryetarin e Kuvendit austriak, Sobotka.

    Në takimin që u zhvillua në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen në çdo fazë të historisë së re të vendit dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, të cilat janë të hershme dhe për të cilat angazhohemi që t’i forcojmë çdo ditë.

    Ndër të tjerash, kryeministri Kurti dhe kryetari Sobotka folën edhe për procesin e dialogut dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus te takimi i javës së kaluar në Bruksel dhe Marrëveshja Bazike dhe Plani i Zbatimit sipas dakordimeve në Bruksel dhe Ohër.

    Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi kontributin dhe angazhimin konstruktiv të Kosovës në të gjitha takimet dhe përgjatë gjithë procesit, si dhe rëndësinë që Marrëveshja Bazë, që derivon nga propozimi evropian, me përfshirje të drejtpërdrejt të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, të zbatohet i plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark