Kurti takohet me Komandantin e Ushtrisë, flasin për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takohet me Komandantin e Ushtrisë, flasin për Ukrainën

    Insajderi
    04 April 2022 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

    Në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022, dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

    Diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme.

    Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark