Kurti takon dhjetë kongresistë dhe senatorë në SHBA, thekson mbështetjen dypartiake për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon dhjetë kongresistë dhe senatorë në SHBA, thekson mbështetjen dypartiake për Kosovën

    Insajderi
    01 October 2025 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork dhe Uashington D.C., është takuar me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, përfshirë gjashtë demokratë dhe katër republikanë.

    Ai u shoqërua nga zëvendësministrja Liza Gashi, ambasadori Ilir Dugolli dhe konsulli i përgjithshëm Blerim Reka.

    “Gjatë qëndrimit në Nju Jork dhe në Uashington D.C., bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, ambasadorin Ilir Dugolli dhe konsullin e përgjithshëm Blerim Reka, diskutuam me dhjetë kongresistë dhe senatorë amerikanë, prej tyre gjashtë nga radhët e demokratëve dhe katër nga Partia Republikane. Takuam: kongresistës Keith Self, Mike Lawler, Jim McGovern, George Latimer, Ritchie Torres dhe Kat Cammack, dhe senatorët Gary Peters, Jeanne Shaheen, Elissa Slotkin dhe Joni Ernst.  Bashkëpunimi Kosovë–ShBA në mbrojtje dhe në zhvillim ishte ndër thekset kryesore në çdo takim. Mbështetja dypartiake për Kosovën në Capitol Hill, për të cilën jemi mirënjohës, është përparësia dhe veçantia e raporteve tona”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark