Kurti takon drejtuesit e Limak dhe Çalik Holding, zotohet për kushte të favorshme për investitorët e huaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon drejtuesit e Limak dhe Çalik Holding, zotohet për kushte të favorshme për investitorët e huaj

    Insajderi
    19 October 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi, takuan sot Nihat Özdemirin, themelues i Limak Holding, dhe Ahmet Çalikun, themelues i Çalik Holding, së bashku me përfaqësues nga kompanitë e tyre përkatëse, duke përfshirë Kompaninë e Shërbimit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (KEDS) dhe Bankën BKT.

    Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se diskutimet u përqendruan rreth eksplorimit të mundësive për investime në fushën e energjisë dhe infrastrukturës brenda Kosovës dhe se Kurti theksoi rëndësinë e investimeve të huaja në përmirësimin e këtyre sektorëve.

    Takimi u karakterizua me frymë bashkëpunimi dhe përkushtim të përbashkët për nxitjen e rritjes dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë.

    Tutje thuhet se gjatë diskutimeve, Özdemir dhe Çalik shprehën interesimin e tyre për investime të mundshme që mund të kontribuojnë në përparimin ekonomik të Kosovës. Ata theksuan ekspertizën e kompanive të tyre në projektet e energjisë dhe infrastrukturës, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme.

    E i pari i qeverisë ritheksoi zotimin e institucioneve të Kosovës për të krijuar kushte të favorshme, konkurrencë të barabartë dhe transparencë për investitorët e huaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark