Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti takon kryediplomatin evropian Josep Borell

    Insajderi
    07 December 2021 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme.

    Kryeministri Kurti po merr pjesë në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

    Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

    Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark