Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore sot.
Kurti sot, u takua me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar.
Në takim, sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministr i Parë, Besnik Bislimi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, .
“Së fundmi, sipas raportit të Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të madhe të të hyrave tatimore mes vitin 2020-2022. Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë”, thuhet në njoftim.