×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, Haradinaj: Qytetari s’e meriton t’i fyhet inteligjenca deri në këtë nivel

    Insajderi
    06 October 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovësm Ramush Haradinaj, permes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po synon që me propagandë t’i bindë qytetarët që ka rritje ekonomike prej 33%.

    Sipas Haradinajt inteligjenca e qytetarit nuk e meriton të fyhet deri në këtë nivel.

    “Kur Kurti thotë se Kosova ka pasur rritje ekonomike prej 33%, nuk duhet askush të përfshihet në debat se a është e vërtetë apo e pavërtetë. Në këtë situatë populli duhet ta pyes Kurtin se pse po fyen? Nuk e meriton inteligjenca e qytetarit të Kosovës të fyhet deri në këtë nivel. I turpshëm dhe i gërditshëm mentaliteti mashtrues i Kurtit. Përnjëmend ky synon që me propagandën e “dhunës psikologjike” t’i detyrojë qytetarët ta njohin rritjen e paqenë ekonomike”, ka shkruar Haradinaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark