×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se s’është në VV’, Syla pyet kryeministrin: Pse po e merr me vete Mimoza Kusarin në takime kryesore?

    Insajderi
    04 June 2024 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valon Syla, gazetar, ka komentuar bisedën e publikuar ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila fliste me Milan Radojçiqin, atëherë funksionar i Listës Serbe.

    Syla ka thënë se Kusari-Lila nëse nuk do të ishte e besuara e kryeministrit Albin Kurti, atëherë pse Kurti e merr atë në çdo takim të rëndësishëm.

    “Pse në takimet kryesore Albin Kurti e merr Mimoza Kusari-Lilën, ose pse e ka shefe të grupit parlamentar një anëtare që nuk e ka pjesë të partisë së rëndësishme. Takimin e fundit me Memlin ishte Mimoza, nuk ishte Liburni apo Xhelali, nëse Mimoza Kusari-Lila nuk është e besueshmja e kryeministrit atëherë çka po e merr në takime shumë të rëndësishme”, ka thënë Syla në ‘Pressing’ të T7.

    Kurti në një prononcim për media tentoi të distancohej nga Kusari-Lila, duke thënë se ajo s’është anëtare e VV’së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark