Albin Kurti ka folur gjatë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke thënë se Kosova nuk duhet të lejojë kontrabandimin e Hashim Thaçit për president. E ka quajtur Hashim Thaçin njeri të Serbisë ndërsa ka kontestuar biografinë e kandidatit për president.
“Pasaktësi e të pavërteta ka në këtë biografi por ka edhe gjëra më të rrezikshme se kaq, ta zëmë thuhet se ky person ka qenë i njohur për angazhim në lëvizjen popullore, por nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Thaçi kërkon që ta kalojë Kosovën nga Republika Parlamentare në Republikë presidenciale, që është bërë trend në Evropë e në lindje. Nga Viktor Orbani në Hungari e deri te Erdogani në Turqi. “Parandalimi i këtij njeriu për president parandalon shndërrimi i Kosovës në një autokraci presidenciale”, ka thënë Kurti. Teksa fjalën e ka marrë deputeti Sabri Hamiti, deputetët e opozitës kanë lëshuar gaz lotsjellës për ta penguar vazhdimin e seancës.