Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre- s’duam fërkime - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se do të hapet edhe ura kryesore: Janë karabinierët aty, varet edhe prej tyre- s’duam fërkime

    Insajderi
    01 July 2025 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti, kryeministër në detyrë, është deklaruar pas vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër

    Kurti lajmëroi se pritet të hapet edhe ura kryesore e Ibrit dhe se kjo varet edhe prej karabinierëve italianë që qëndrojnë aty.

    ‘‘Ura aktuale do të hapet po ashtu. Aty siç e din i janë karabinierët italianë. Prej neve është kërkuar që t’i bëjmë matjet e nevojshme në mënyrë që të vlerësohet qëndrueshmëria e urës. Matjet i kemi bërë, ura është e qëndrueshme. Prandaj sa më parë që të hapet, aq më e arsyeshme është. Kur do të hapet, kjo varet edhe nga karabinierët italianë, ne nuk dëshirojmë që të krijojmë kurrfarë fërkime me askënd, përfshirë edhe karabinierët italianë. Prandaj edhe po i presim kur edhe ata të binden siç jemi të bindur edhe ne që ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve, jo për persona të uniformuar’’, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark