Kurti thotë se nën qeverisjen e tij po realizohet investimi më i madh në termocentralin "Kosova B" ndonjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se nën qeverisjen e tij po realizohet investimi më i madh në termocentralin “Kosova B” ndonjëherë

    Insajderi
    29 June 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se investimet që po bëhen në Termocentralin “Kosova B” janë më të mëdhatë që janë bërë ndonjëherë në këtë termocentral, që nga ndërtimi i tij.

    Ekspertët e kompanisë amerikane General Electric (GE), e cila para 40 vjetëve kishte dizajnuar teknologjinë e turbinave të Termocentralit “Kosova B”, tash po punojnë krah për krah me punëtorët e palodhshëm të KEK-ut për modernizimin e tyre, falë investimit të vetë KEK-ut në vlerë mbi 56 milionë euro.

    Ky është investimi më i madh që është bërë ndonjëherë në Termocentralin “Kosova B”, që nga ndërtimi i tij. Modernizimi i turbinave po bëhet për herë të parë pas më shumë se katër dekada. Me këtë investim kapital po sigurohet më shumë prodhim vendor, po rritet siguria e furnizimit dhe ulet varësia nga importi“, deklaroi Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark