Kryeministri Albin Kurti ka folur për vlerën e koeficientit të pagave, i cili po i mban në ankth zyrtarët publikë.
Ai ka thënë se caktimi i kësaj vlere nuk varet prej tij dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
Sipas Kurtit, administrate publike është duke e bërë përllogaritjen e vlerës se koeficientit.
“S’ka asgjë këtu që mbahet fshehur. I takon administratës publike, që është në kuadër të Ministrisë së Brendshme, ta sjellë këtë përllogaritje sa më parë. Ajo që dihet është se buxheti i gjithëmbarshëm është se 745 milionë euro”, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.