Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit të tij, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ka kritikuar deputetët që kanë braktisur subjektin e tij politik, Lëvizjen Vetëvendosje.
Kurti nuk i ka përmendur me emër deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenicën, por ka lënë të kuptohet se fjalën e kishte për deputetët që janë larguar nga partia e tij.
Ai ka thënë se deputetët nuk mund të braktisin mënyrën me të cilën kanë fituar
“Atëherë ambicia për të qenë i deleguar i qytetarit, unë besoj që duhet të vihet në pikëpyetje. Nuk mund të fitosh në një mënyrë, derisa të realizosh një qëllim të përbashkët për ta degraduar atë në synim individual, duke e braktisur mënyrën me të cilin ke fituar. Transformime e këtilla duhet të kritikohen e problematizohen në organizatën tonë”, ka thënë Kurti.
Duket që kryeministri Kurti ka harruar mënyrën se si ia kishte marrë PDK-së deputeten Adelina Grainca.
Ndonëse kjo e fundit ishte zgjedhur deputete si kandidate në listën e PDK-së, në seancën e 4 prillit të viti 2021, ajo kishte kaluar në Grupin Parlament të Lëvizjen Vetëvendosje.
Madje, në këtë seancë, kryeministri Kurti në sallën e Kuvendit kishte hyrë bashkë me deputeten të.