Kurti “thumbon" qeveritë e kaluara: Urime të gjithëve liberalizimi, kësaj radhe përnjëmend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti “thumbon” qeveritë e kaluara: Urime të gjithëve liberalizimi, kësaj radhe përnjëmend

    Insajderi
    19 April 2023 - 23:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në mesditë në Strasburg është nënshkruar vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Ky vendim u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy institucioneve të BE-së, Parlamentit Evropian, Roberta Metsola dhe Jessika Sowall, ministrja për Çështje Evropiane e Suedisë.

    Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti ua uroi qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave.

    Mirëpo kësaj radhe, ai nuk i kurseu kunjat ndaj ish-qeverive që ua uronin qytetarëve liberalizimin e vizave viteve të kaluara, e madje edhe festonin me shampanja.

    “Urime të gjithëve liberalizimi i vizave. Kësaj radhe përnjëmend!”, shkroi Kurti në rrjetin social Instagram.

    Ai ndër të tjera tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm e pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Evropian.

    Dje në Parlamentin Evropian, eurodeputetët votuan pro liberalizimit të vizave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark