Tensionet në veri të Kosovës e kanë vënë Qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti në qendër të kritikave që nga Depratamenti i Shtetit, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shtetet e QUINT-it.
Pavarësisht kritikave të shumta që mori, Kurti ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe “mirë po shkon puna”, edhe pse, Blinken, ka dënuar veprimet e Qeverisë së Kosovës për tensionet në veri të vendit, duke i bërë thirrje Kurtit, që të ndalojë menjëherë këto “masa të dhunshme”.
“E kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe mirë po shkon puna”, ka thënë Kurti për RTV Dukagjinin.