Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në “Rubikon” ka treguar arsyen pse sipas tij qytetarët po e lëshojnë vendin.
“Unë besoj që qytetarë e lëshojnë vendin, kryesorja meqenëse nuk kemi lidhje mes diplomave të universiteteve e fakulteteve tona dhe treguat të punës. Mendoj që ky është një ndër faktorët kryesor. Njerëzit të cilët e lëshojnë Kosovën, arsye kanë që mbarojnë juridik, mbarojnë ekonomik, mirëpo është i ngopur tregu i punës për profesione, sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregut të punës në anën tjetër”, u shpreh Kurti.
Ai tha se duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, sipas tij, dallimi është shumë i madh
“Unë mendoj që kemi bërë shumë, krahasuar me të tjerët, është e pakrahasueshme, por nëse duam edhe më shumë, pra nëse keni parasysh çfarë ka ndodhur në vitet e kaluara, dallimi është shumë i madh”, u shpreh Kurti.