Kurti tregon çka i lypi Limaj në këmbim të votës, lëshohet në lavdata për të - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon çka i lypi Limaj në këmbim të votës, lëshohet në lavdata për të

    Insajderi
    20 May 2025 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka folur lidhur me raportet e krijuara me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Kurti në një intervistë për RTK’në e lavdoi fort Limajn, duke iu referuar si “Komandant Çeliku” dhe e quajti Nismën Socialdemokrate si “parti simotër”, shkruan Insajderi.

    Ai bëri të ditur se Limaj ia kishte kërkuar pozitën e kryekuvendarit, mirëpo që Kurti ia kishte refuzuar.

    “Është lajm që Komandant Çeliku është kthyer në Kuvendin e Kosovës, që Nisma Socialdemokrate që do duhej të jetë parti simotër… Ia mundësoi AAK-së Fatmir Limaj që ta kalojë pragun. Pa Nismën AAK-ja do të ngelej pa prag. Unë e di që AAK-ja ankohet për Nismën.

    Prandaj, domethënë, Nisma është në Kuvendin e Republikës unë kam pasë takime, takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur mirëbesimi, mirëpo s’ka pasur marrëveshje thjesht për shkak të insistimit si një lloj parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit. Unë jam në koalicion parazgjedhor me partinë ‘Guxo’”, deklaroi Kurti. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark