Sot në Prishtinë po mbahet mbledhja e përbashkët midis dy qeverive – të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht në këtë takim të përbashkët është zhvilluar një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Të dy kryeministrat mbajtën takim kokë me kokë ku u diskutu për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Pas mbledhjes së përbashkët të dy kryeministrat mbajtën konferencë për media. Në këtë koferencë kryeministri Kurti u pyt lidhur me një çështje.
Ai u pyt se përser Kosova nuk mbajti një mbledhje me Qeverinë e Shqipërisë.
Lidhur me këtë Kurti ka thënë se është shumë i gatshëm dhe i interesuar të mbajë sa më parë edhe një mbledhje tjetër me qeverinë e Shqipërisë.
“Me Shqipërinë i kemi mbajtur dy mbledhje tashmë, jemi barazuar sepse mbajtëm të dytën edhe me Maqedoninë e Veriut. Jam shumë i gatshëm, i vullnetshëm dhe i interesuar që sa më parë të mbajmë edhe një mbledhje me Shqipërinë. Përndryshe, 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre pavarësisht se nuk kemi mbledhje të tretë këtë mandat ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe më mirë se sa në të gjitha mandatet e mëhershme”, tha Kurti.
Theksojmë se sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha.