Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do ta takoj Richard Grenell i cili ndodhet në Kosovë, shkruan Insajderi.
Ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell po qëndron në Kosovë.
Ai gjatë ditës ka publikuar disa fotografi nga sheshet kryesore të Prishtinës.
Mirëpo, agjenda e Grenell nuk dihet.
E kryeministri Kurti tha në ATV se nuk do ta takoj./Gazeta Insajderi/