Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të ketë takim me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai, në një konferencë për medie, ka theksuar se ai do të takohet sot pasdite.
Kurti po ashtu tha se për shpalljen e dy organizatave terroriste kanë qenë të njoftuar të gjithë.
“Po sot kam takim me emisarin evropian Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonat më Borellin. Sa i përket shpalljes së organizatave si organizata terroriste. Këtë e ka paralajmëruar zoti Sveçla në një konferencë për media. Të gjithë kanë qenë të njoftuar, mua më duhet ta respektoj ligjshmërinë në Kosovë”.
Deri tani ishte raportuar se takim do të ketë vetëm presidentja Vjosa Osmani.