Kurti tregon se si është gjendje e të lënduarve mbrëmë në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tregon se si është gjendje e të lënduarve mbrëmë në Serbi

    Insajderi
    12 January 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot informoi se të gjithë të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

    Ai në mbledhjen e qeverisë tha se bashkëndjejnë me gjithë mërgimtarët që sakrifikojnë për të ardhur më Kosovë .

    “Urojmë që udhëtimet e tyre të jetë sa më të lehta dhe sigurta. Iu urojmë shërim të plotë të lënduarve”, tha ai.

    Një autobus i “Zhitia Turist” me udhëtarë nga Kosova mbrëmë është rrotulluar në afërsi të Krushevcit.

    Ndërkohë, njëri prej të lënduarve (emër i njohur për redaksinë), i cili ka qenë zgjuar në momentin e aksidentit, për Gazetën Insajderi ka rrëfyer momentin si erdhi deri tek rasti.

    I njëjti ka thënë se deri tek aksidenti erdhi për shkak se shoferi i autobusit “Zhitia Turist”, dy katësh, ka tentuar ta tejkalojë një autobus tjetër.

    Ai ka cekuar se të lënduar ka duart, fytyrën dhe veshët.

    “Unë zgjutë kam qenë më momentin e aksidentit, jam lëndu, duart, fytyrën dhe pjesën e veshëve. Autobusi nuk ka rrëshqit direkt, ka tejkalu një mjet tjetër andaj kemi përfundu siç kemi përfundu. Në autobus ka pasur edhe fëmijë edhe një foshnje.. Ka qenë tmerr i vërtetë”, ka thënë ai, i cili për shkaqe sigurie ka dashur të mbes anonim.

    I lënduari ka thënë se të gjitha trajtimet i kanë kryer në Serbi.

    Edhe njëherë tjetër është raportuar se shoferët e kompanisë “Zhitia Turist”, po bëjnë tejkalime të rrezikshme. Një i tillë ndodhi edhe para disa ditësh, po në Serbi. Nga pamjet shihet se si autobusi i kësaj kompanie tejkalon katër vetura përnjëherësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark