Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është duke mbajtur një konferencë për media qa ka të bëj me sulmin në Ibër-Lepenc.
Ai tha se Nemanja Radovijeviq i njohur si “Gandi” dhe Vladimir Radovijeviq kanë realizuar sulmin terrorist në kanalin ujor të Ibër-Lepencit. Për të dy, Kurti tha se janë të afërt me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
Ndërsa ka thënë se për realizmin e këtij sulmi ishin aktivizuar dy grupe.
Sipas Kurtit financimi i këtyre grupeve është bërë nga shteti serb.
“Bazuar në informacionet inteligjente tona prapa sulmit qëndron Milan Radoiçiq dhe grupin i tij terrorist Për financimin, planifikimin dhe logjistiken ka përgjegjësi shteti i Serbisë. Për realizimin e tij janë përfshirë dy grupe në kuadër të organizatës terroriste mbrojtja civile. Grupi i parë ka ofruar mbështetje logjistike, dhe grupi dytë është përfshirë në realizimin e sulmit. Këto dy grupe janë trajnuar nga strukturat e sigurisë para dhe pas sulmit në Banjskë. Kemi të dhëna të koduara që përfshijnë organizatën terroriste mbrojtja civile. Për dallim nga hera kaluar ku ishte ai personalisht Radoiçiq, kësaj radhe ka ndërmarr veprime për ta shfajësuar veten”, deklaroi Kurti.