Kurti u flet bashkëatdhetarëve në New Jersey për ndërhyrjen e NATO-s, u përmend edhe UÇK-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti u flet bashkëatdhetarëve në New Jersey për ndërhyrjen e NATO-s, u përmend edhe UÇK-në

    Insajderi
    29 September 2024 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti përballë bashkatdhetarëve në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të New Jerseyt, kujtoi efektin pozitiv që dha deklarata e ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker.

    Ai tha se ajo deklaratë e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës

    “Të vërteta la deklarata e ambasadorit William Walker në Reçak të Shtimes me 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës, njerëzve që kishin përballë gjenocidin e Serbisë, që kishin në krahë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por në atë rast edhe avionët e NATO-s për të na nxjerrë nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 viteve të okupimit serb”, u shpreh shefi i qeverisë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark