×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ua “mban lart moralin” ushtarëve: Ju jeni mburoja më e mirë për Republikën e Kosovës

    Insajderi
    12 November 2024 - 23:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtrimi “Ujku i Çeliktë” është më i madhi dhe më i sofistikuari i kryer ndonjëherë nga FSK’ja.

    Kurti këtë e ka thënë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, duke thënë se përgjatë këtij ushtrimi është përdorur armatim modern, shkruan Insajderi.

    “Një element i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-s, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes”, deklaroi Kurti.

    Në videon që shpërndau, Kurti dëgjohej duke ua mbajtur lart moralin ushtarëve.

    “Sot derisa ju shoh kështu të përkushtuar, të përgatitur e kaq të aftë dhe të gatshëm për ta mbrojtur atdheun, ju them me bindje të plotë se ju jeni frymëzim për të gjithë ne. Gjithashtu, jeni garanci e pathyeshme se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta. Ju falënderoj që mbani lart nderin dhe krenarinë e vendit tonë m e angazhimin tuaj edhe të perhershëm edhe të sinqertë. Ju jeni dalzotësit e atdheut dhe mburoja më e mirë e më e fuqishme për Republikën e Kosovës. Andaj, le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një Kosovë paqësore, të sigurt, të zhvilluar, demokratike dhe mbi të gjitha për një Kosovë prosperuese e me të ardhme të ndritshme”, deklaroi ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark