×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti udhëton për në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

    Insajderi
    03 November 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Austrisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, një ngjarje e rëndësishme për promovimin e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

    Ky forum ofron një platformë për liderë politikë, ekspertë dhe përfaqësues të sektorit privat për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në fushën e ekonomisë.

    Kurti në këtë udhëtim do të shoqërohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

    Përveç pjesëmarrjes në forum, Kurti dhe Gërvalla-Schwarz do të organizojnë një takim me bashkatdhetarët kosovarë dhe miq të Kosovës, në një aktivitet të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Austri.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark