Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, konkurrenca e vajzave, kanë shkruar historinë, duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror U-18.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për suksesin historik të hendbollisteve duke iu uraar sukses në rrugëtimin e botërorit.
“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagramin e tij.