Kurti uron Kurban Bajramin: Lë të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti uron Kurban Bajramin: Lë të bëhemi më solidarë e më zemërgjerë

    Insajderi
    28 June 2023 - 07:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

    Kurti tha se sakrifica gjithmonë ka për synim tjetrin e jo vetën, të mirën e përgjithshme e jo të mirën vetanake.

    “Ajo është shërbim dhe përkushtim, që nganjëherë të pakëson, por gjithmonë të lartëson. Përmes saj heq dorë nga të qenit në qendër, për t’u bërë qendra e të tjerëve”.

    “Në festën e sakrificës, le të bëhemi edhe më solidarë e më zemërgjerë me të tjerët, për të mirën e përgjithshme, me ata që na rrethojnë. Sot, nesër, çdo ditë të vitit”, shkroi Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark