Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Tusk-un për zgjedhjen e tij kryeministër të Polonisë.
Urimin Kurti e ka bërë përmes platformës ‘X’.
Ai ka thënë se Kosova mezi pret të përforcojë lidhjet me Poloninë.
“Urime kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese. Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Kurti në ‘X’.