Në fjalimin e tij para të pranishmëve në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se vendi ynë asnjëherë nuk ka pasur ushtri më të fortë se që është tani.
Po ashtu, në fjalën e tij, ai tha se asnjëherë më herët FSK nuk ka qenë e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin sikur që është tani.
“Ushtria e Kosovës kurrë s’ka qenë Më e madhe se sot, më e mirë armatosur, kurrë s’ka qenë më e stërvitur e trajnuar e shkolluar. Kurrë s’ka qenë më e fuqishme e gatshme për ta mbrojtur sovranitetin e shtetin tonë.”, tha Kurti.