“Në Qeverisje, ne tërë kohen jemi aktiv. Aq aktiv saqë është e pamundshme të kontrollosh gjithçka. Bëj shaka nganjëherë kur them se si kryeministër më duket vetja se duke shkruar mesazhe, e duke qenë aktiv, më duket vetja sikurse ai punëtori që punon me hillt”, pati thënë Kurti në një intervistë dhënë televizionit publik.
Kjo pati nxitur një varg reagimesh në publik. Qytetarët u patën tallur me ditë të tëra me përshkrimin që Kurti ia pati bërë vetes.
Por, sot kryeministri ka vizituar kompaninë që asocion me hillt’in, një prej mjeteve më të rëndësishme të punës në ndërtimtari. Ka vizituar kompaninë gjermane Bosch.
I pari i vendit ka shkruar në Facëbook se ka takuar drejtuesit e tri kompanive gjermane: Bosch, Datagroup SEE dhe Zeiss.
Por, ka një problem me epitetin që ai iu dha nikoqirëve. Gjersa ka postuar fotografitë e takimit dhe iu është refuar si “drejtuesit e kompanive”, Kurti nuk e ka cekur pozitën e saktë.
Në faqen zyrtare të gjigandit Bosch janë figura krejtësisht tjera që mbajnë pozitën e CEO’s dhe pozitat e drejtorëve të bordit të kompanise gjermane.
Nuk dihet saktësisht se çfarë posti ka burri me syze dhe mustaqe që sot ka pritur Kurtin në takim.