
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar komandantin Ilaz Kodra në 24 vjetorin e rënies së tij heroike.
Duke kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Kurti tha se komandanti Ilaz Kodra ra në betejë të ashpër me forcat serbe.
Kurti vendosi kurora me lule pranë memorialit te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Komunës së Skenderajt.
“Sot kujtojmë 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, i cili ra në betejë të ashpër e të drejtpërdrejtë me forcat serbe, tri ditë pa i mbushur 33 vjet. Lavdi komandantit Ilaz Kodra, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar”, u shpreh kryeministri, sipas komunikatës zyrtare.
Gjatë ditës së diel kryeministri Kurti mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit.