Kurti, Vuçiq, Zelensky – Del fotografia e përbashkët e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Athinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti, Vuçiq, Zelensky – Del fotografia e përbashkët e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Athinë

    Insajderi
    21 August 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka publikuar një fotografi bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentin e Ukrainës, Zelelensky, si dhe përfaqësues të BE-së e Moldavisë.

    Aty është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka zhvilluar takime gjatë ditës.


    Michel ka thënë se Ballkani Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia kanë një trashëgimi, histori dhe të ardhme të përbashkët evropiane.

    ”Zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE – një mjet i fortë për të nxitur paqen, sigurinë dhe prosperitetin në kontinentin tonë”.

    ”Ne duhet të gjejmë rrugën përpara për ta bërë realitet këtë vizion të Evropë”, ka shkruar ai në Twitter, të hënën.

    Ky organizim po mbahet me iniciativë të Greqisë dhe nuk po merr pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Gjatë ditës ka pasur edhe takime veç e veç, ku është folur edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark