Kurti: Vuçiqi ndërhyri në zgjedhje përmes Radoiçiqit, duke ndihmuar Listën Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Vuçiqi ndërhyri në zgjedhje përmes Radoiçiqit, duke ndihmuar Listën Serbe

    Insajderi
    09 March 2025 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media deklaroi se Serbia ndërhyri në zgjedhjet e 9 shkurtit.

     Kurti tha se shteti ka identifikuar “shtatë inctanca apo aktorë shtetërorë dhe joshtetëror të Serbisë” që e kanë bërë këtë.

    “I pari është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ai, duke përmendur më pas edhe Milan Radoiçiqin, kryenegociatorin serb për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, BIA-n, mediat serbe të kontrolluar nga Beogradi dhe disa struktura ilegale.

    “Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet tona parlamentare është një cenim që i bëhet demokracisë”, tha Kurti.

    Më tutje ai tha “Serbia orvatet që vendin tonë ta mbajë peng jo vetëm në zhvillimin e brendshëm politik, por edhe në avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

    Në zgjedhjet e fundit, ai tha format e ndërhyrjes kanë ndryshuar për shkak të “përmirësimit të dukshëm të sigurisë në katër komunat veriore si rezultat i sundimit të rendit dhe ligjit, luftimit të suksesshëm të grupeve kriminale dhe terroriste si dhe mbylljes së strukturave ilegale”.

    “Ndikimi i dikurshëm brutal, fizik, përfshirë edhe rrahjet e vrasjet nuk ka qenë i mundur më. Si zëvendësim, janë rritur format e tjera të kërcënimeve hibride, kryesisht joshja dhe kushtëzimi financiar, shantazhi e frikësimet, sulmet kibernetike”, tha ai.

    Kurti tha se “vetë presidenti i Serbisë ka inkurajuar çdo aktor shtetëror e joshtetëror serb që të përfshihet në zgjedhjet e Kosovës”.

    “Për këtë qëllim, rol ekzekutiv ka pasur kryeterroristi Milan Radoiçiq apo njeriu që i ka marrë detyrat për Kosovën nga presidenti i Serbisë”, tha ai.

    Kurti tha se aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje që të punojë kundër disa subjekteve serbe, veçanërisht partisë së Nenad Rashiqit dhe partisë Demokracia Serbe të Aleksandar Arsenijeviqit.

    “Organet tona të rendit, bazuar në disa dëshmi të qytetarëve serbë, më 21 shkur të këtij viti kanë mbyllur disa prej të ashtuquajtura qendra për çështje sociale”, tha Kurti, duke shtuar se ato “janë përdorur për të joshur apo shantazhuar votuesit”.

    Përkundër kësaj ndërhyrjeje, Kurti tha se “rreth 20% e votuesve serbë kanë votuar parti tjera nga Lista Serbe”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark